TË FUNDIT

Dhunë ndaj banorëve, qytetarja: Do e gjejmë familjen e policit, dy duar për një kokë janë

Nga taraca e banesës, ku jetojnë tre familje, qytetarja denoncon dhunën e ushtruar nga ana e policisë, mbi banorët që janë në mbrojtje të shtëpisë së tyre.

Nusja e shtëpisë tregon se një punonjës i policisë i ka marrë me forcë bashkëshortin e saj, ndërsa vetë atë e ka gjuajtur me shqelm.

“Shtëpia jonë është ende në proces gjyqësor, burrin ma morën dhe ma shtrinë aty përdhe dhe e morën me forcë. Djalin 3 vjeçar e kam çuar te mamaja ime, polici më ka qëlluar në këmbë me shkelm, shenja duket këtu. Unë po mbroj fëmijën tim, po kërkoj të drejtën e banesës sime. Dy duar për një kokë janë, ça mendoi ai zotëri, se nuk e gjejmë dot se kush është?! Ai ka motër, ka grua. Na kanë kërcënuar me arrestime, djemtë e rinj i dhunuan”, shprehet e reja.

Ndërkohë më tej ajo tregon se veprimi i IKMT-së është në shkelje të ligjit, pasi banesa e tyre është ende në proces gjyqësor, dhe nuk ka ende një vendim të formës së prerë. Mëngjesin e sotëm banesës i është prishur oborri, dhe tashmë qytetarët janë ngjitur në taracë për të vijuar rezistencën e tyre.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/518697228965411/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat