TË FUNDIT

“Drejtësia është me ne”/ “Detyrim paraqitje” për Klevis Balliun dhe banorët e Astirit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për të 10 banorët e Astirit që u arrestuan ditën e dielë, mes tyre dhe ish-deputetin demokrat Klevis Balliu.

Vendimi i Gjykatës është pritur me brohoritje nga banorët e tjerë të Astirit, të cilët kishin ndjekur nga afër seancën e sotme.

“Drejtësia është me ne, drejtësia është me ne”, ishin disa nga thirrjet e banorëve, që më pas vijuan me “Klevisi është hëroi ynë”.

Përpara ambienteve të Gjykatës foli ish-deputeti Flamur Noka, i cili garantoi se protesta e banorëve të Astirit do të vijojë, pasi kauza e tyre është e drejtë.

“Kauza e banorëve është e shenjtë, kjo është një hakmarrje primitive e Edi Ramës”, u shpreh Noka, duke vlerësuar dhe vendimin e dhënë nga ana e Gjykatës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat