fbpx

Del letra/ Teatri Kombëtar i Lisbonës, mbështetje protestave te TK

teatri-kombetar-e1556550135582.jpg

Teatrit Kombëtar i Lisbonës ka dhënë mbështetjen e saj ndaj protestave të zhvilluara për Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Raportohet se një letër është dërguar, ku drejtori artistik i teatrit në Lisbonë ka bërë me dije se do promovojë kauzën e Teatrit tonë Kombëtar.

Postimi i plotë:

Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë/Portugali i është përgjigjur thirrjes sonë dhe na ka dërguar këtë letër mbështetëse që po e ndajmë me ju si vijon. Përtej kësaj prej tij kemi premtimin që ai do ta promovojë kauzën tonë në rrethet artistike e kudo ku do të mundet në Portugali.

Zoti Rodrigues është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramaturg e regjisor. Në vitin 2018 ai është nderuar me Europe Prize Theatrical Realitites, një nismë e suksesshme e Komisionit Europian në fushën e arteve performuese.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303