Disa hajdutë kanë grabitur dy banesa në orët e vona të natës në Korçë.
Hajdutë ende të paidentifikuar kanë vjedhur orendi shtëpiake.
Raportohet se banesat janë vjedhur gjatë natës që lamë pas. Vjedhjet ndodhën në lagjen numër 4 të qytetit jug-lindor. Hajdutët kanë vjedhur dy banesa.
Mësohet se familjarët e shtëpive jetojnë në vendin fqinj, Greqi. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen. Njëra nga banesat i përket shtetasit Nasi Çekani.

