Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme, teksa një shqiptar 56-vjeçar është goditur për vdekje nga një makinë teksa po kalonte në këmbë rrugën në Itali.
Viktima është identifikuar si Asqeri Bani, i cili ka humbur jetën në vend. Ngjarja ka ndodhur në Bari.
Sipas rindërtimit të incidentit, një makinë arriti ta shmangte pa e goditur shqiptarin në rrugë, por makina që vinte pas saj e goditi. Sipas mediave italiane, disa ditë më parë, i njëjti person u shpëtua teksa endej në rrugën Bari-Bitritto.

