Ambasadori shqiptar në Turqi, Genti Gazheli ka mbyllur faqen e tij në Facebook pas komenteve të dhjetra qytetarëve që i kërkonin llogari lidhur me rastin e Alvin Berishës, fëmijës shqiptar, që Gazheli refuzoi ta ndihmonte për t’a larguar nga kampi në Siri.
Gazheli e ka mbyllur faqen ku qytetarët komentonin, duke mos përballuar dot lumin e komenteve në adresë të tij.

Gazheli ka patur deri pak para se ta mbyllte një faqe tejet aktive me plot 87 mijë ndjekës në Facebook. Më herët, ne raportuam lidhur me komentet që qytetarët kanë bërë në faqen e Gazhelit.
Komentet tek faqja e Genti Gazhelit:

Të gjithë ata që duan të komunikojnë me të, mund të provojnë vetëm këtë profil në FB, i cili i ka shpëtuar vetë-censurës së ambasadorit.
Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.
Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave./Dosja.al

