Partia Demokratike vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si personin kryesor që duhet të mbajë përgjegjësi për shtyrjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Partia Demokratike gjithashtu reagoi pak më parë me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, ndërsa pëshëndeti kritikat e CDU/CSU për Këshillin e Eropës i cili vendosi të bllokojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me një deklaratë të përbashkët, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës, Christian Schmid thanë se Gjermania do t’i mbështesë përpjekjet e të dyja vendeve për anatarësim në union.
Ata theksuan dhe shprehën bindjen se nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vijojnë në përmbushjen e reformave rrënjësore, Franca herën tjetër do ta ketë të vështirë të bllokojë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

