Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në autostradë tek mbikalimi i Shën-Vlashit.
Një automjet tipit ‘Golf 6’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj.
Bëhet me dije se makina ka përfunduar jashtë mbrojtëseve të rrugës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po zbardhet shkaqet e aksidentit, ndërkohë i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit.

