Një 47-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapi në rrethin e Kuçovës.
Raportohet se Lulzime Mema, nëna e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ka qenë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese.
Më pas ishte djali i saj, i cili u kthye dhe e gjeti nënën në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë.

