Policia e Shtetit ka nisur prej dy ditësh një operacion ‘’Blic’’ në qytetin e Elbasanit në ndjekje të personave të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Sipas informacioneve të fundit, uniformat blu kanë shoqëruar 25 persona.
Elbasani është njëri prej qyteteve më problematikë të vendit për sa i përket shkallës së krimit të organizuar, ku veprojnë grupe të strukturuara kriminale si shërben si pikë tranziti e trafikut të drogës.

