TË FUNDIT

Dash Shehi tregon skandalin e Ramës në Bruksel: Merrte në tel dhe…

Ish-deputeti, njëherazi kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka zbuluar sot një fakt shumë të rëndë për Ramën.
Shehi tha se Edi Rama gjatë kohës që ndodhej në Bruksel merrte në telefon dhe pyeste se po kalon apo jo në Kuvend ligji për koorporatat.

Shehi tha se Rama nuk e vriste mendjen për procesin e integrimit, por për shpërndarjen e pronave në bregdet ndaj oligarkëve pranë tij.

“Berisha mund të ketë pasur mbështetës jo të mirë, por ishin njërëz politik, ndërsa ky ka pas vetes kriminelë. Ne me këtë që kemi në krye jemi otoman. Ky merrte në telefon nga Brukseli për të pyetur a ka kaluar ai ligji për koorporatën apo jo. Ky nuk kishte asnjë interes se çfarë po ndodhte në Bruksel, por me atë që po ndodhte në Tiranë për ligjin e pronave që ua ndan oligarkëve të vet. Pa iu pa boja akoma ligjit, filluan të shpërndahen tokat në bregdet sepse kush e di se sa kohë ka që po përgatiteshin,. Ky njeri nuk kishte hall në po hyjmë apo dalim nga BE, por a po kalon apo jo ligji”, tha Shehi, i ftuar në “Aktualitet” në televizionin Fax News.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat