TË FUNDIT

Banorët e Astirit protestë ndaj gishtit të Borchardt, policia përdor forcë ndaj grave…

Ka pasur tensione në protestën që po zhvillojnë banorët e Astirit në ambientet përpara një hoteli në Tiranë, pasi policia tashmë ka dalë përpara zonjave që protestojnë, duke i shtyrë ato nga rruga.

Banorët kishin organizuar një protestë simbolike kundër ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, por policia e shtetit nuk i ka lejuar ato që të qëndrojnë në rrugë.

“Atë gishtin e ngriti dhe ndaj jush, dhe ndaj nënave tuaja”, ishte ajo çka protestueset iu thanë punonjësve të policisë.

Protestueset kanë kërkuar dorëheqjen e ambasadorit të OSBE-së dhe shpalljen e tij non grata, pas gjestit fyes që ai bëri pak ditë më parë në drejtimin e tyre.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/772629559839818/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat