Kujdes dhe vëmendje për të gjithë ju që keni planifikuar fluturim drejt Italisë. Operatorët ajrorë të shtetit fqinj, janë sot në grevë dhe kjo ka çuar në anulimin e shumë fluturimeve edhe nga Tirana.
Autoriteti i Aviacionit Civil, ka njoftuar të gjithë pasagjerët që të jenë të vëmendshëm për të kontrolluar dhe konfirmuar fluturimin e tyre.
Njoftim i rëndësishëm:
Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj.
Sic mund ta shihni ne tabelen me poshte, marre nga faqja e internetit të Aeroportit të Rinasit, rezulton se për momentin janë anuluar të paktën tre fluturime drejt Italisë.


