TË FUNDIT

Do të bëhesh Kryeministre? Sfida e hapur e Grida Dumës ndaj politikës

Grida Duma nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kandidojë për Kryeministre. Sfidën e hapur, edhe ndaj liderit të partisë së saj Basha, ish-deputetja Duma e ka bërë në një intervistë në emisionin “Aktualitet”.

Sipas saj kandidimin ose jo të saj si Kryeministre, si Vjosa Osmani në Kosovë, le ta përcaktojë vota e qytetarëve

“Atë gjë le ta përcaktojë vota e qytetarëve. Pa asnjë diskutim.

Nëse ka një gjë, që e gjykoj unë tek politikanët në Shqipëri, është sepse nuk prodhojnë dhe pse nuk afrojnë njerëz të ngjashëm. Gjëja më e pranueshme është të dish që ke sjellë tre-katër njerëz të ngjashëm.

Nëse ti do të kesh kënaqësinë të vish në zyrën time në PD, një gjë do ta gjesh pa diskutim, së paku 5 apo 6 të rinj përditë, të cilët unë mendoj se janë gjithçka që duhet lënë.

Grida është kjo që është, bën pjesën e vet, por gjëja më e rëndësishme është shkolla politike që në lëmë.  Dhe nëqoftëse ne do të vazhdojmë me teorinë mos rrit askënd, mos avantazho askënd, mos mbështet askënd që të jesh vetëm ti, kemi për ta humbur toruan për vetë”, është shprehur ndër të tjera Duma

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat