Serish një aksion i madh policor në Elbasan. Forca të shumta po zhvillojnë një aksion në lagjen “Sulë Papri” në këtë qytet.
Deri tani mësohet se janë bastisur 2 biznese, një prej tyre polici private. Dëshmitarët thonë se rreth 10 makina policie dhe rreth 60 efektivë policie janë në vendngjarje.
Njeri prej bizneseve nuk ka hapur dyert, pas thirrjeve të policisë. Në këto kushte ndërhy zjarrfikësja, duke iu mundësuar efektivëve hyrjen në biznes.

