TË FUNDIT

Plagos me mjete prerëse kushëririn, arsyeja tronditëse

Një 44 vjeçar është arrestuar pasi mësohet se ka plaogosur me mjete prerëse kushuririn e tij 36 vjeç, në vendin e quajtur kodër Kashar 2, në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie.

Njoftimi zyrtar: 

Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat