TË FUNDIT

Tentoi të përdhunojë 22 vjeçaren, ja kush është i ‘rrezikshmi’…

Një 36-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Elbasanit, pasi ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë me një 22-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, shtetasin:

O.C., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçare.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat