Një shqiptar është sulmuar ditën e djeshme me thikë nga një afrikan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku u plagos në bark një 21-vjeçar me origjinë nga Gjilani.
Mësohet se 21 vjeçari me iniciale E.A pësoi një prerje afër zemrës dhe dy në bark në një klub nate në qytetin e Saint Gallenit në Zvicër. Ai u dërgua menjëherë në spital pasi plagët e rënda i shkaktuar hemorragji.
Pas një ndërhyrje të gjatë kirurgjikale, është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

