TË FUNDIT

Prokuroria fundos përfundimisht Agim Kajmakun

Pasi kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku i kërkoi ‘ndihmë’ ka ardhur edhe reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Institucioni i akuzës thotë se ka fshehur deklarimet në formularin e dekriminalizimit, por vendimin për lënien e mandatit duhet ta marrë KQZ.

Sipas Prokurorisë, Agim Kajmaku vërtet është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Janinë por pika 3, germa ç, kreu i III-të, vendimi nr. 17/2016 i Kuvendit të Shqipërisë përcakton në mënyrë të qartë dhe të detajuar që:

Subjektet kanë detyrimin ligjor të deklarojnë çdo informacion në lidhje me gjeneralitetet e tyre aktuale dhe të mëparshme, rekordet kriminale brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë (vendime përfundimtare ose jo, hetime penale jashtë territorit të republikës, masa sigurimi personale, vendime dëbimi,  ndalime, arrestime, hetime etj), gjë për të cilën Kajmaku nuk ka paraqitur situatën reale madje e ka fshehur.

Pra, thënë qartë Organi i akuzës nuk merr vendim për lënien ose jo të mandatit të një të funksionari publik, por është KQZ ajo që duhet të vendosë në lidhje me mandatin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, në varësi të konstatimit të Prokurorisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat