TË FUNDIT

Lajm i fundit/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, dalin të dhënat e para…(Foto)

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në aksin Tiranë-Durrës. Dy automjetet të tipit “Fiat Bravo” dhe “Benz CLK” i bardhë, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë “Benzi” ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arapaj, në aksin e rrugës nacionale të vjetër që kalon nga Ndroqi.

Raportohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, ku po marrin mjekimin e parë, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat