TË FUNDIT

Fundoset banda e drogës në Spanjë, në pranga disa shqiptarë

Një bandë droge është shkatërruar në Spanjë, ku 11 persona kanë rënë në pranga.

Raportohet se mes tyre janë arrestuar edhe disa shqiptarë.

Në pranga gjithashtu kanë rënë disa polakë dhe italianë, ku së bashku me shqiptarët trafikonin drogës por edhe falsifikonin dokumente.

Policia spanjolle raporton se u gjetën 436 kilogramë bimë marijuanë, 246 mijë euro para kesh, një kamion dhe sende për paketimin dhe peshimin e lëndës narkotike.

Autoritetet kishte rënë në gjurmët e trafikantëve prej korrikut të kaluar, kur gjatë një kontrolli të rastësishëm të një kamioni do të zbulonin 94 kilogramë marijuanë.

Hetimet filluan në Torremolinos, pas disa informacioneve që treguan për ekzistencën e një grupi kriminal të bazuar në provincën e Malagës – të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe polakë – të cilët do të merreshin me blerjen dhe transportimin e substancave narkotike nga Spanja Jugore në vendet evropiane, kryesisht në Gjermani, Poloni dhe Itali.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat