Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një kamion është përplasur me një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën lindore të qytetit, ku raportohet se në aksident është përfshirë makina e tipit “Benz”. Nga informacionet paraprake raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihet shkaku i kësaj përplasje, ndërkohë aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë zonë të qytetit. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.


