Ka rënë në pranga ditën e sotme një 42-vjeçar, i cili konsiderohet si tmerri i udhëtarëve në autobusin e linjës ‘Tirana e Re’.
Blutë organizuan operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:
– M. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. J., 65 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).
Në sajë të materialeve të administruara, këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor edhe të 5 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të portofolave:
– Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

