Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan. Tre persona dyshohet se kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë italiane në Elbasan. Italiania e re është pjesë e programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus.
Ajo ka denoncuar se teksa po kthehej në mbrëmje në shtëpi, tre persona kanë filluar ta ngacmojnë dhe ofendojnë studenten italiane, ndërsa më pas një prej tyre ka dalë nga makina dhe e ka ndjekur. Pasi e ka kapur ai e ka hedhur vajzën në tokë.
Vajza nga Carpino, provincë e Foggia ka rrëfyer se: “Pasi më hodhi në tokë më hipi sipër dhe nisi të më prekte, tentoi të më hiqte bluzën por kisha një body të cilën ia dorëzova policisë. Pak para tentativës për të më përdhunuar unë telefonova policinë shqiptare, por ata nuk ndërhynë. Kjo është një traumë. Kjo është ajo çka ndodh kur zbatimi i ligjit nuk funksionon. Nuk më përdhunoi vetëm për një arsye, ai dëgjoi zhurma dhe u tremb. Burri ishte 36-vjeç,” rrëfen studentja italiane.
Më tej ajo vijon duke thënë “9 në 10 përdhunime këtu nuk denoncohen sepse kanë frikë pasi policia nuk bën detyrën e saj.

