TË FUNDIT

Alarmi për bombë në ambasadë, policia jep detajet

Një telefonatë anonime që njoftonte për vendosjen e në bombe ka vënë në alarm stafin diplomatik të Ambasadës së Çekisë në Tiranë.

Telefonata është kryer pasditen e sotme me numër privat nga një person i paidentifikuar, i cili ka treguar për vendosjen e një bombe.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, në Bllokun e Ambasadave midis rrugës së “Kavajës” dhe “Durrësit”, kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë kryer kontroll me qen nuhatës dhe mjete të tjera si brenda dhe jashtë ambienteve të Ambasadës.

Nga kontrolli nuk është gjetur asnjë lëndë plasëse. Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e telefonuesit anonim që njoftoi për vendosjen e bombës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat