Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për për grabitje dhe pengmarrje.
Arrestimi i tij u bë i mundur në një hotel të Vercellit në Itali.
Sektori Operacional ekzekutoi urdhërarrestin për personin në fjalë, i cili u ndalua gjatë një operacioni ‘’blic’’ të karabinierëve në një hotel në rajonin e Piemontit. Gjatë ndalimit, ai ishte në dhomë në shoqërinë e një gruaje.
Karabinierët ishin njoftuar më parë për shqiptarin, i cili ndodhej në Vercelli. Tashmë, ai duhet të përballet me drejtësinë italiane.

