Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të rrugës së Kombit, pikërisht në daljen e Milotit.
Raportohet se një ‘Benz’ me targa Kosove ka goditur në pjesën e pasmë një ‘Hyndai’ me targa shqiptare.
Si pasojë, shoferët e dy makinave kanë marrë plagë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

