Disa detaje të reja janë zbardhur lidhur me dhunën e ushtruar ndaj dy rojeve dhe djegies së 4 automjeteve mbrëmjen e kaluar në Mirditë.
Bëhet me dije se rojet e firmës janë dhunuar nga katër persona, të cilët i kanë kërcënuar edhe me armë. Mësohet se të rinjtë kanë qenë në gjumë dhe janë zënë në befasi, kur janë dhunuar.
Ndërkohë, makineritë janë djegur me benzinë. Bazuar në këtë, policia po këqyr të gjitha kamerat e karburanteve, ku mund të jetë marrë lënda djegëse, që të identifikohen autorët e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, firma ku ka ndodhur ngjarja pritet të ndërtojë HEC-e në këtë zonë.

