TË FUNDIT

Durrës/ Me drogë në xhep e duke vjedhur materiale ndërtimi, arrestohet

Dy persona janë kapur nga policia teksa vidhnin materiale ndërtimi, mirëpo në xhepat e tyre janë gjetur edhe lëndë narkotike, e llojit marijuanë.

Raportohet se në pranga ka rënë F. A., 53 vjeç, ndërkohë Y. U.,46 vjeç, po procedohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit pas një telefonate në nr. 112 ka arrestuar dy shtetas që po vidhnin materiale ndërtimi tek një firmë kanalizimesh.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale F. A., 53 vjeç, banues në Durrës dhe procedoi në gjendje të lirë shtetasin Y. U.,46 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke vjedhur dhe gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. A. iu gjetën në xhep dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 gr. lëndë narkotike, e llojit marijuanë.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat