TË FUNDIT

Elbasan/ Tentoi të përdhunonte studenten, Gjykata lë të lirë 36-vjeçarin

Olsi Çanga është 36-vjeçari që tentoi të përdhunonte studenten 22-vjeçare Rovena Zekaj në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se Prokuroria kërkoi 40 ditë burg për të, mirëpo është rrëzuar ky vendim.

Mësohet se ka mungesë provash ndaj Çangës kështu që për të është dhënë vendimi me detyrim paraqitje.

Rovena Zekaj ka jetuar në Itali dhe kishte ardhur të studionte në Shqipëri përmes programit të shkëmbimit ‘Erasmus’.

Ajo denoncoi 36-vjeçarin, i cili e kishte shtyrë vajzën pas pemës dhe ishte tentuar ta përdhunonte.

Studentja tha se ajo shpëtoi pasi nisi të bërtiste dhe se kishte veshur një ‘body’, gjë që i shkaktoi vështirësi të akuzuarit për të kryer aktin.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat