Samet Mata është 18-vjeçari që duan ta dëbojnë nga Britania e Madhe, pasi kërkesa e tij për azil u rrëzua nga Zyra e Emigracionit.
Ndërkohë, ky fakt ka bërë që shumë qytetarë të Bristolit të protestojnë pasi nuk duan largimin e tij.
Ata kanë mbledhur plot 11 mijë firma kundër vendimit të Zyrës së Emigracionit.
Fushatës për qëndrimin e tij në Angli po i bashkohen edhe yje të televizionit. Një prej tyre është edhe aktori Joe Sims, i cili është përfshirë në këtë fushatë.
Ai i kërkoi qytetarëve që të firmosin peticionin dhe të bindin qeverinë që të ndryshojë mendje për Sametin.
“Do t’i lutem të gjithëve që ta ndihmojnë këtë djalosh, i cili është përballur me shumë vështirësi.
Ai meriton që të realizojë ëndrrat e tij dhe të qëndrojë këtu për të vazhduar trajnim për t’u bërë marangoz”, u shpreh ai.

