Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë fshatit Pajovë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe janë shkërmoqur.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka viktima, por 4 të lënduar që janë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Elbasanit.
Makinat nga përplasja e fortë kanë përfunduar pranë një lokali.


