Lëkundje të tjera tërmeti kanë vijuar përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në të gjithë zonën e Korçës.
IGJEUM raporton se për datën 2 nëntor janë regjistruar 8 tërmete të tjera, që pasojnë gjithë pasgoditjet e rëna gjatë datës 1 nëntor.
Banorët thonë se i kanë ndjerë lëkundjet, edhe pse magnituda nuk ka qenë shumë e fortë. Më e forta e matur ka qenë me magnitudë 3.2, me epiqendër afër Bilishtit.


