Dy shqiptarë e kanë pësuar keq, pasi janë arrestuar nga policia greke për trafik të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.
Dy shqiptarëve të moshave 42 dhe 35 vjeç si dhe një 70-vjeçari grek iu morën 1.1 kg heroinë.
Gjithashtu policia greke arriti të konfiskojë 7 telefona, 17 mijë € dhe disa automjete. 42-vjeçari rezulton sipas hetimeve të jetë organizatori i trafikut të kokainës në Atika dhe Akaia, ndërsa bashkëkombasi 35-vjeçar kryente detyrën e shpërndarësit të lëndës narkotike. I moshuari grek mbante lëndën narkotike në shtëpi.
Arrestimi i tyre u bë i mundur teksa 42-vjeçari iu shmang kontrollit të një patrulle të policisë në Alisë dhe hodhi makina çantën me 1.1 kg kokainë. Ai e mori hua makinën nga 70-vjeçari grek paraditen e djeshme.
Hetimet ndaj këtij grupi trafiku të kokainës kishin marrë bazë gjatë qershorit. Muajt e fundit, policia helene ka sekuestruar një sasi të madhe droge dhe ka vënë në pranga shumë trafikantë. Rrjetet e fuqishme të drogës e ushtrojnë aktivitetin e tyre në aksin Shqipëri-Greqi-Turqi.

