TË FUNDIT

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, LSI akuza të forta Ramës dhe vë alarmin për qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Ai akuzon Ramën në lidhje me mungesën e sigurisë në vend si dhe jep alarmin që qytetarët nuk kanë asnjë lloj mbrojtjeje.

Postimi i Braimllarit:

Siguria publike ne meshire te fatit.

Qytetaret po perballen çdo dite e me shume me ngjarje te renda dhe nuk ka asnje reagim apo plane masash nga kjo qeveri.

Qytetaret jane lene ne meshire te fatit sepse Kryeministri dhe qeveria e tij jane ne sherbim te oligarkise dhe krimit te organizuar.

Ministria e Brendshme me Sander Lleshin minister eshte kthyer ne institut statistikash, numeron vetem viktimat, aksidentet dhe kilogramet e kokaines qe kalojne sa ne nje port ne portin tjeter.

Qytetaret jane te pambrojtur nga instuticionet e sigurise, qe per fatin tone te keq vetem numerojne viktimat dhe nuk bejne asnje gje tjeter.

Ne kete situate te rende per vendin zgjedhjet jane e vetmja zgjidhje per te kthyer rendin dhe sigurine publike, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Per te forcuar instuticionet dhe per te kthyer besimin e qytetareve tek nje shtet qe mbron interesat e tyre.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat