TË FUNDIT

Atentati në Durrës, avokati i njohur bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse nuk ndërhyhet do të ketë….

Avokati Ndue Pjetra ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ditën e djeshme prokurorit Arian Ndoj në Shkozet të Durrësit.

Ai thekso se do të ketë pasoja shumë të rënda nëse nuk ndërhyhet njëherë e më parë.

“Nëse nuk ndërhyhet shpejt, do të ketë një rrezikshmëri të madhe në vendin tonë. Këtë që po vuajmë e kanë të gjithë shqiptarët që ju kanë tjetërsuar pronat. Duhet të shkrihen 60% e hipotekave ti heqin nga pisllëku. Ato që të vijnë të jenë në mbikëqyrje të plotë, qoftë dhe ndërkombëtare. Shqipëria do ta ketë shumë të rrezikshme situatën. Së pari një minutë e më parë të arrestohen kokat e politikës, pastaj të gjithë do japin dorëheqjen vet. Edhe qytetarët janë të kërcënuar jo më gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse nuk do të ndërhyhet në mënyrë urgjente do të ketë pasojë shumë të rëndë dhe mendoj se qëllimi është për të arritur tek pasoja e rëndë. E keqja ka ardhur nga politikanë”, tha Pjetra.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat