Një shqiptar ka rënë në pranga nga Policia e Kaprit, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Policia arrestoi dje një 19-vjeçar lituanez dhe një 23-vjeçar shqiptar, ku ky i fundit u vu në pranga në banesën e tij.
Arrestimi i të dyve u krye pasi agjentët e terrenit vunë re lëvizje të çuditshme në një apartament. Fillimisht, ata hynë në banesën e të riut lituanez, i cili po kryente paketimin e lëndëve narkotike. Atij iu sekuestruan 935 gramë marijuanë, 23 gramë hashash dhe 1600 €.
Më pas, agjentët e anti-drogës hynë në shtëpinë e shqiptarit, të cilit i kapën 870 gramë hashash.
Sot të dy të ndaluarit u përballën me akuzat në gjykatë.

