Pas raportimit se një grua mund t’i dhënë fund jetës në Durrës, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë herë në Korçë.
Rreth orës 14:00 shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

