Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm para pak çaste më parë në afërsi të katedrales “Nënë Tereza”, në qendër të Prishtinës.
Nga aksidenti në fjalë dy persona kanë mbetur të plagosur, përkatësisht drejtuesit e automjeteve të përfshira.
Policia po heton shkaqet e aksidentit. Ndërkohë ende nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

