Një shpërthim i fuqishëm ndodhi ditën e sotme në qytetin e Fierit, pikërisht pranë një pike gazi për furnizimin e automjeteve në Portëz të Fierit.
Policia ka bërë publik njoftimin dhe ka bërë me dije se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.
Raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Informacion paraprak:
Sot rreth orës 10:15, në Portëz, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një depozitë gazi që furnizon automjetet me gaz.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

