U bë 1 vit nga vrasja e Eleni Topaloudi, studentes greke e cila u hodh nga shkëmbi nga shqiptari Aleksandër Luca dhe greku Manolis Koukouras pasi nuk donte të kryente marrëdhënie me ta.
Nënë e viktimës e ka kujtuar të bijën, mirëpo është shprehur se ajo ndihet si një nënë famëkeqe, ku po jeton çdo ditë vdekjen e së bijës.
“Kisha ëndërruar shumë për këtë fëmijë dhe ata ma morën. Ata më kanë çmendur, më tradhtuan, më shkatërruan jetën, më lënduan gjithë qenien time mendore, emocionet e mia, gjithçka, gjithçka është shkatërruar. Unë jetoi një vdekje të përditshme.“, mësohet të ketë thënë e ëma e Elenit.

