Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi ka bërë me dije se ka takuar Ambasadoren e re të Suedisë, Elsa Hastad Ruçi, e cila vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Ambasadorja Hastad theksoi se Suedia do të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin europian të Shqipërisë.
“Unë do të punoj për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rritjen e ndihmës së Suedisë për Shqipërinë, duke u fokusuar në asistencën dhe mbështetjen për procesin e negociatave të pranimit.”, tha Ambasadorja Elsa Hastad

