Kanë dalë rezultatet për testin më të fundit botëror të OECD për njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në matematikë, shkencë dhe lexim.
Testi, i njohur si PISA (për Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve), administrohet çdo tre vjet dhe përdoret për të matur se cilat vende po i përgatisin më mirë studentët e tyre për të ardhmen.
Sipas studimit Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet me rezultatet më të dobta në testin e PISA 2018, duke zënë vendin e 17-nga fundi.
Gjithashtu edhe Kosova është vlerësuar me rezultate shumë të këqija. PISA e rendit Kosovën të tretën nga fundi në listën mes 79 vendeve të botës.
Ajo lë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.



