Arqipeshkvi i Tiranës, Imzot George Frendo ka dalë sërish në një mesazh ngushëllimi dhe shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët, pas tragjedisë së 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.
Ai i jep popullit shpresë dhe i kërkon të mos braktisë vendin, teksa u kujton shqiptarëve tiparet e tyre të bukura dhe humane, sikurse ishte solidariteti në këto momente të vështira.
Arqipevshki në përfundim të fjalës së tij për forcë e kurajo, i uroi të gjithë qytetarëve festa të gëzuara.
‘26 nëntori është një natë tragjike për vendin tonë, natë ku u humbën shumë jetë dhe u dëmtuan shumë të tjera. Ne si kishë katolike kemi ndihmuar shumë persona që po vuajnë pasojat e tërmetit.
Ju, mos ëndërroni të ikni nga Shqipëria, mos ikni nga vendi juaj. Dua të theksoj, tiparet e bukura që keni trashëguar, e sot përmend solidaritetin që keni treguar si popull gjatë këtyre momenteve të vështira.
Ruaje o zot Shqipërinë tonë! Ju uroj me shpirt Gëzuar Krishtlindjen dhr Vitit e Ri! ‘, tha Imzot George Frendo në fjalën e tij.

