TË FUNDIT

Raporti i fundit/Femrat duhet të presin edhe 257 vjet që të kenë pagë të barabartë me meshkujt

Femrat duhet të presin për një kohë shumë të gjatë për pagë të barabartë me gjininë e mneshkujve, thotë një raport i hendekut gjinor i botuar së fundi.

Raporti sugjeron që pritja për pagë të barabartë ndodhë afërsisht deri në vitin 2277.

Me ritmin e tanishëm të ndryshimit, hendeku gjinor në pjesëmarrjen ekonomike dhe mundësi nuk do të mbyllet për 257 vjet të tjerë, nga 202 vjet në vlerësimin e vitit të kaluar, sipas Raportit Global të Forumit Ekonomik.

Raporti mati hendekun gjinor në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi dhe renditi 153 vende në afërsinë e tyre me barazinë gjinore në të katër këto kategori. Koha e nevojshme për të mbyllur hendekun gjinor në të katër kategoritë zbriti në 99.5 vjet për vendet që raporti ka vlerësuar çdo vit që nga fillimi i tij në 2006.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat