TË FUNDIT

Ndryshimet klimatike/ Shqipëria më e prekura në rajon, ja si renditet

Shqipëria renditet e 130-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2018; një nivel më i lartë se vlerësimi i indeksit të një viti më parë. (shifrat përllogariten deri në 2018, duke mos marrë në konsideratë ngjarjen e tërmetit të nëntorit 2019).

Në të njëjtën periudhë, Shqipëria renditet e 137 në botë për rrezikun global nga ngjarjet klimatike, më e rrezikuara në rajon. Ndërsa, humbjet monetare për këtë periudhë përllogariten rreth 114 mld dollarë, thuajse me dyfishim krahasuar me periudhën 1998-2017.

Këto të dhëna, të publikuara në raportin më të fundit global për Riskun e Klimës 2020, studim i përvitshëm i Global Watch.

Rreziku global i klimës, hulumtim i përvitshëm nga Global Watch, është një analizë e bazuar

që vendos në dispozicion të dhëna të besueshme për ndikimet e motit ekstrem dhe të dhëna socio-ekonomike të lidhura me to.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria është më tepër e rrezikuar; Serbia, Mali i Zi dhe Kosova përllogariten në një nivel më të mirë si në humbje njerëzore, si në humbje monetare.

Indeksi Global i Riskut të Klimës 2020 analizon se në çfarë mase vendet dhe rajonet janë prekur nga ndikimet e ngjarjeve të humbjes në lidhje me motin (stuhitë, përmbytjet, valët e nxehtësisë etj.). Të dhënat më të fundit në dispozicion – për vitin 2018 dhe nga 1999 në 2018 – janë marrë në konsideratë.

Vendet dhe territoret e prekur më së shumti në 2018 ishin Japonia, Filipinet si dhe Gjermania. Për periudhën nga 1999 deri në 2018 Puerto Riko, Myanmar dhe Haiti renditen më të lartat.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat