Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zbuluar sot masën e rëndë ndëshkimore për kopjacët gjatë provimeve të Maturës shtetërore.
Sipas këtij vendimi, maturantët që konstatohen me celularë përjashtohen menjëherë nga provimet dhe mund t’i japin një vit më pas.
“Për Maturën Shtetërore janë shtuar edhe masat disiplinore: paraqitja e maturantit në qendrën e provimit dhe/ose konstatimi gjatë tij me celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës dhe e detyron t’i japë ato pas një viti”, shkruan Shahini.

