Janë publikuar rezultatet e analizave të katër personave për të cilët u dyshua se kishin koronavirus, pasi u kthyen nga Kina. 4 të kthyerit përmes Aeroportit “Nënë Tereza” kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe sot kanë dalë analizat e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik të cilat rezultojnë negative ndaj virusit kinez.
Pra asnjëri nga 4 të kthyerit nuk është me koronavirus por 2 prej tyre kanë rezultuar me grip të thjeshtë ndërsa dy të tjerët janë të shëndetshëm.

