TË FUNDIT

Angjeli përplaset keq me Bushatin në Komisionin e Ekonomisë, më pas largohet…

Debati i projektligjit të ri për pasuritë e sekuestruara në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, ka përplasur deputetët Bushati dhe Angjeli.

Në fjalën e tij Ervin Bushati ka deklaruar se ky projekt ligj nuk është për akademikë por për politikanët që luftojnë krimin e organizuar.

Ervin Bushati: ‘’Krimi ka vrasje, ka politikë. Patjetër që ka politikë. Ne nuk jemi këtu as akademikë, as shkencëtarë kemi ardhur këtu me mandat të qartë për të luftuar krimin e organizuar.’’

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Anastas Angjelit i cili ka thënë se komisioni duhet ta ketë për nder që ka anëtarë akademikë!

Anastas Angjeli: ‘Ne jemi një komision shumë serioz që qoftë ligj për shoqërinë civile, për akademinë e shkencave, universitetet, taskat, mbajmë qëndrim të njëjtë, serioz edhe më të fortë.’’

‘’Të më fali miku im Bushati, duhet të ishte më i kujdesshëm që tha nuk jemi as profesorë dhe aamikë. Te gjithë jemi politikanë por jemi dhe profesorë, 4-5 këtu brenda. Komisioni ta ketë për nder që ka akadimekë që të japin mendimin e tyre në këtë që ta bëjmë sa më mirë punën në funksion të atyre ligjeve.  Besoj që edhe qëllimin e mirë që kishe zoti Bushati, krahasimi ishte i papërshtatshëm.’’

Pasi mbaroi fjalën, Angjeli u largua nga komisioni.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat