Naftëtarët e Ballshit ditën e sotme janë kthyer përsëri në grevë para uzinës. Prej disa kohësh naftëtart ‘zvarriten’ për pagat e tyre dhe nuk po gjejnë një zgjidhje.
Naftëtarët qëndruan në grevë urie për 12 ditë, gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohej çdo ditë e më shumë. Por pasi u tha se kompania u kishte futur në llogarinë bankare 3 nga 5 rrogat e prapambetura ata e mbyllën grevë. Por ditën e sotme janë rikthyer për shkak se kompani nga 870 punëtore që janë vetëm 100 kanë marrë rrogën. Sipas atyre edhe pagat nuk kanë qenë të plota por lëmoshë e quajnë grevistët.
‘Ajo nuk quhet rrogë, ndihmë sociale do thoja jo rrogë, lëmoshë nuk është rroga e plotë. Kanë kaluar pagat por jo të tëra,’ thotë njëri prej grevistëve.
Punonjësit kanë thënë se do të vazhdojnë protestën dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje do t’i rikthehen sërish grevës së urisë. Punonjësit kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.
‘Topi është midis kompanisë dhe shtetit. U tha para disa ditësh se është kaluar paga por mua është mashtrim e kanë marrë vetëm 100 veta rrogën. Do vazhdojmë protestën deri në fund që të marrim rrogat dhe rifillimin e punës. Nëse sot nuk ka asnjë shenjë do kthehemi në grevë urie sërish,’ ka thënë punonjësi.

